Sulm në një komisariat në Pakistan, 6 të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2012, 08:53
Të paktën 6 persona janë vrarë nga një sulm i militantëve kundër një komisariati të policisë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.Zyrtarët kanë thënë se nga sulmi i sotëm në komisariatin e policisë Kaki, afër vendit Banu, janë vrarë tre policë dhe tre civilë.Raportohet se sulmin e kanë kryer dy militantë të cilët kanë hedhur granata.Talebanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.