Rompuy: Duam që Evropa të jetë simbol shprese

Bashkimi Evropian që të hënën merr çmimin Nobel për Paqe, pas krizës aktuale do të dalë më i fortë dhe do të jetë sërish “simbol shprese”, ka deklaruar në Oslo, presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy, në prag të ceremonisë.“Dëshirojmë që Evropa të jetë sërish symbol shprese”, ka thënë Rompuy në një konferencë për gazetarët në Institutin Nobel.Rreth 20 liderë evropianë, në mesin e tyre, presidenti i Francës Francois Hollande dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e së hënës në Oslo.