Spanjë, protestojë punonjësit e shëndetësisë

Mijëra punonjës të shëndetësisë  kanë protestuar në Madrid  kundër shkurtimeve buxhetore dhe planeve për privatizimin e pjesshëm të shërbimeve shëndetësore.Protestuesit kundërshtojnë  planet për të privatizuar spitalet kryesore të vendit, ndërsa kanë  kanë frikë se kjo lëvozje  do të çojë në humbje të vendeve të punës. Pas Greqisë, Spanja është një nga vendet e BE që vuan krizën e borxhit.Në nëntor, papunësia në Spanjë arriti nivele rekord. Numri i personave që u regjistruan zyrtarisht si të papunë po i afrohet shifrës 5 milionë.  Ndërkohë vendi vazhdon të jetë në recesion.Niveli i papunësisë ishte 25% e forcës punëtore. Më shumë se gjysma e të papunëve janë të rinj. Nga tetori në nëntor pati një rritje prej 1.5% të personave që u regjistruan për asistencë sociale, duke e çuar totalin në 4.9 milionë të papunë.Nëntori ishte muaji i katërt radhazi, gjatë të cilit numri i personave në nevojë për asistencë sociale pati rritje.