Chavez, sërish ndërhyrje kirurgjikale
Presidenti i Venezuelës Hugo Chavez thotë se ai do të kthehet në Kubë ku do t'i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale.Në një fjalim televiziv, Chavez tha se ishte tejet thelbësore që të vazhdonte kurimin, duke shtuar se mjekët kishin gjetur qeliza të tjera malinje."Për fat të keq, gjatë këtyre provimeve të shumta ata gjetën disa qeliza malinje në të njëjtën zonë. Kjo është absolutisht e nevojshme, absolutisht thelbësor, që unë duhet t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të re," tha ai."Me vullnetin e Zotit, ashtu si në raste të mëparshme, ne do të dalim fitimtare" tha Chavez.58-vjeçari është operuar tri herë që nga mesi i 2011-ës, por të pakta kanë qenë hollësitë e publikuara për këto ndërhyrje.Duke folur nga pallati presidencial, Chavez tha se nëse gjërat nuk do të shkonin mirë dhe do të mbaheshin zgjedhje të reja, mbështetësit e tij do të votonin për zv/presidentin Nicolas Maduro. Korrespondentët thonë se kjo është hera e parë që Presidenti ka emëruar një pasardhës.