SHBA, Obama dhe Boehner takohen për krizën fiskale
Presidenti Barack Obama dhe kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, John Boehner, janë takuar për bisedime lidhur me zgjidhjen e krizës financiare për shkak të deficitit masiv të Shteteve të Bashkuara.Amerika po ballafaqohet me të ashtuquajturën “tatpjetë fiskale”, që është një kombinim i rritjes automatike të tatimeve dhe shkurtimeve të shpenzimit për të reduktuar deficitin nga fillimi i vitit 2013.Ekspertët thonë se kjo çështje mund të shkaktoj rënie të re të ekonomisë më të madhe botërore.Për takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë me zotin Boehner, Obama ka dhënë pak detaje.Presidenti amerikan ka propozuar që amerikanët e pasur të paguajnë taksa më të larta, si një mënyrë për ta ulur deficitin, por kjo deri tani është refuzuar nga Boehner dhe republikanët e tjerë në opozitë.Republikanët kanë propozuar shkurtime në shpenzimet e programeve përfituese qeveritare.