Liga Arabe: Asadi të dorëzojë pushtetin
Liga Arabe i ka bërë thirrje sërish presidentit sirian Bashar al Asad që të japë dorëheqjen dhe t'ia dorëzojë pushtetin një qeverie trazicioni.Sipas Ligës Arabe ky hap do t'i japë fund gjakderdhjes dhe shkatërrimit të vendit, të cilat vazhdojnë që prej 2 vjetësh."Ne duam që kriza siriane të zgjidhet përmes arritjes së marrëveshjes, por regjimi në Damask e zgjedh rrugën e anulimit dhe vazhdon me shkatërrimin e popullit të vet. Në këtë situatë zgjidhja e vetme e mundshme është transferimi i pushtetit", deklaroi dje kryeministri i Katarit, sheiku Hamed ben Xhasem al Tani.Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Nabil al Arabi ka kërkuar bashkëpunimin e SHBA-së dhe Rusisë, për miratimin në Këshillin e sigurisë të Kombeve të bashkuara të rezolutës për konfliktin në Siri.