Ashton: 2012, vit produktiv për BE-në në fushën e të drejtave të njeriut

Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton ka publikuar sot një deklaratë me rastin e ditës ndërkombëtare të njeriut.Në deklaratën e saj, Ashton thekson se mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit ligjor është filli i argjendtë që përshkon marrëdhëniet e jashtme të BE-së.Ja deklarata e plotë e Përfaqësueses së lartë të BE-sëKëtë vit ne shohim pas një vit produktiv për BE-në në fushën e të drejtave të njeriut. BE-ja miratoi Strategjinë për të Drejtat e Njeriut për të forcuar efikasitetin dhe konsistencën e politikës për të drejtat e njeriut në gjithë spektrin e veprimtarive të saj. Kemi emëruar Përfaqësuesin e parë Special për të Drejtat e Njeriut, zotin Stavros Lambrinidis, për të përkrahur të drejtat e njeriut përmes dialogut me vendet e treta si dhe me organizatat ndërkombëtare dhe rajonale. Gjithashtu, në tetor , BE-së iu dha Çmimi Nobel për Paqen në shenjë mirënjohjeje për punën e saj për pajtimin, demokracinë dhe përkrahjen e të drejtave të njeriut, çka ndihmoi në zgjerimin e fushës së paqes dhe stabilitetit në kontinent. Është mjaft me vend që dhënia e këtij çmimi prestigjioz vjen ditën e festimit të të drejtave të njeriut.Tema e Ditës së të Drejtave të Njeriut këtë vit është përfshirja dhe e drejta për të marrë pjesë në jetën publike. Tema është veçanërisht në kohën e duhur nën dritën e tranzicioneve drejt demokracisë që po përjetojmë në mbarë botën. Një numër vendesh të afërta si Tunizia, Libia dhe Egjipti kanë organizuar me sukses zgjedhje demokratike gjatë vitit të kaluar, duke lejuar shumë qytetarë të votojnë për herë të parë lirisht dhe duke u ofruar atyre një mundësi për të marrë pjesë në vendimet që prekin të ardhmen e tyre. Kjo prirje drejt demokracisë ishte e dukshme edhe në vende më të largëta. Pas dekadash represioni të brendshëm, në Burma/Mianmar po ndodhin më në fund ndryshime dramatike. Në Somali mirëpritëm miratimin e një Kushtetute të re provizore, ndërsa në Sierra Leone zgjedhjet e fundit u kryen në një mjedis paqësor.E megjithatë, mbetet shumë për të bërë për të mbështetur ata që rrezikojnë jetën e tyre në mbështetje të vlerave themelore tek të cilat besojnë dhe me shpresën e një të ardhmeje më të mirë për veten dhe brezat e ardhshëm. Mbajtja e zgjedhjeve mund të jetë vetëm hapi i parë drejt demokracisë së thellë tek e cila i kanë rrënjët të drejtat e njeriut. Të drejtat e njeriut duhen ruajtur në shoqëri përmes ligjit, por edhe përmes praktikës së përditshme. BE-ja është e ndërgjegjshme për përpjekjet e vazhdueshme të qeverive të ndryshme për të forcuar kufizimet mbi veprimtaritë legjitime të OJQ-ve - sidomos, por jo vetëm, të atyre OJQ-ve që marrin fonde nga jashtë. BE-ja është angazhuar për të mbështetur punën jetike të shoqërisë civile. Në këtë kontekst, është ngritur Ndihma Europiane për Demokraci, si një shprehje konkrete e angazhimit të BE-së për të mbështetur demokracinë në vendet fqinje dhe më tej.Ne besojmë se të gjithë duhet të jenë të lirë të ushtrojë të drejtën e tyre për pjesëmarrje të barabartë. Gratë dhetë rinjtë kanë qenë në ballë të shumë lëvizjeve demokratike që kemi parë këtë vit dhe kanë qenë një frymëzim për popujt kudo në botë. Njerëzit me paaftësi fizike hasin ende pengesa në të drejtën e tyre për të marrë pjesë në jetën publike, çështje që duhet trajtuar. BE-ja është e angazhuar të punojë me qeveritë kudo në botë, përmes organizatave multilaterale dhe ndërkombëtare dhe me frymën e një partneriteti të vërtetë me shoqërinë civile për të mbështetur demokracitë e reja dhe për të garantuar që e drejta e përfshirjes dhe e pjesëmarrjes në jetën publike të bëhet një realitet konkret për të gjithë.