Rumani, Kryeministri Victor Ponta fiton zgjedhjet
Ashtu si pritej, ndodhi. Sondazhet e para në Rumani tregojnë për një fitore bindëse të koaliconit qeverisës së qendrës së majtë e kryeministrit Victor Ponta, me 57.58 përqind, ndërsa konservatorët e presidentit Traian Basescu kanë marr vetëm 18.87 përqind."Është një fitore e qartë kundër regjimit të Traian Basescut", është shprehur Crin Antonescu, presidenti i senatit.Por pavarësisht këtij rezultati analistët politikë mendojnë se rezultatet mund të sjellin sërish jostabilitet politik.Rumania ndodhet në negociata me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të siguruar një marrëveshje huaje dhe çdo situatë e gjatë jostabiliteti politik në vend do të dëmtonte tregjet dhe do të rrezikonte negociatat e huasë me FMN-në.Marrëveshja aktuale përfundon në janar të vitit të ardhshëm.Basescu i mbijetoi referendumit për shkarkimin e tij, dhe grindja me Ponten i alarmoi partnerët e Bashkimit Europian e paralizoi vendimmarrjen.Rumania dhe Bullgaria fqinje u bashkuan me BE-në në vitin 2007, por të dyja vendet ndodhen nën monitorimin e rreptë të Brukselit për shkak të problemeve me pavarësinë e Gjyqësorit, korrupsionin dhe ndikimin politik në institucione.