Berluskoni synon sërish drejtimin e Italisë: Kthehem për të fituar
Ish-kryeministri Silvio Berluskoni tha të shtunën se do të kandidojë për t'u bërë kreu i Italisë për herën e pestë, dhe se partia e tij Njerëzit e Lirisë do të votojë për ta kaluar buxhetin e vitit të ardhshëm.Berluskoni u tha gazetarëve në margjinat e stërvitjeve të klubit të tij futbollistik AC Milan, se ”fatkeqësisht po i kthehem shërbimit publik. Dhe përsëri po e bej këtë nga ndjenja e përgjegjësisë.”Berluskoni njoftoi se do të kandidojë në zgjedhjet kombëtare vetëm dy ditë pasi partia e tij tërhoqi mbështetjen për qeverinë e Mario Montit, duke e çuar vendin afër zgjedhjeve të parakohshme, pal para përfundimit të mandatit të parlamentit.Zoti Berlusconi tha se politikat anti-krizë të kryeministrit Mario Monti e kanë dëmtuar Italinë. Ish-kryeministri, 76 vjeç, u tërhoq nga posti në nëntor të vitit 2011 për shkak të problemeve që Italia pati me krizën ekonomike.Në tetor ai u dënua nga një gjykatë italiane për evazion fiskal, vendim të cilin po e apelon, ndërkohë që akuzohet në një proçes tjetër për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, që njihet me pseudonimin Ruby. Edhe në këtë rast, ai i mohon akuzat.Berlusconi ka shërbyer si kryeministër i Italisë në tre mandate të veçanta dhe thuhet se ka arritur fitime kolosale nga perandoria e tij mediatike.Ai tha gjithashtu se nuk e ka marrë malli as edhe një minutë për zyrën e kryeministrit, por kthehet për shkak të “ndjenjës së përgjegjësisë”.Ndërsa lidhur me përballjen e tij me gjyqësorin italian, Berlusconi tha se, e sheh atë me një ndjenjë frikë për shkak të një gjyqësori “të plotëfuqishëm”.