Itali, largohet Monti, pritet rikthimi i Berlusconit
Pavarësisht se ishte për një vit jashtë politikës italiane, ish kryeministri Silvio Berluskoni ka pas ndikim të fuqishëm edhe në qeverinë teknokrate të Mario Montit.Monti i cili kryeson një qeveri teknokratësh tha se po planifikon të japë dorëheqjen pasi partia e Berluskonit tërhoqi mbështetjen e saj për qeverinë. Ai tha sa të kalojë një buxhetin e ri dhe ligjin e stabilitetit financiar, më pas do të japë dorëheqjen.Një deklaratë të bërë zyra e presidentit Giorgio Napolitano thesohej se Monti "nuk mendon se e ka të mundur të vazhdojë mandatin e tij dhe për rrjedhojë do të paraqesë dorëheqjen e tij. "Nëse ligji për buxhetin e vitit të ardhshëm mund të kalojë shpejt, Monti menjëherë do të konfirmojë dorëheqjen e tij", theksonte deklarata.Ndërkohë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se ai do të garojë sërish për këtë post vitin e ardhshëm.Berlusconi u tha gazetarëve në Milano se do të garoj për të fituar dhe se vendimi i tij erdhi pasi partia e tij Populli i Lirisë nuk arriti të gjejë një lider tjetër po aq popullor sa ai."Nuk është se ne nuk kërkuam, por zakonisht duhet kohë që dikush të imponohet si lider", tha ish-kryeministri, duke iu referuar sekretarit të përgjithshëm të partisë, Angelino Alfano.Ai tha gjithashtu se po hyn në garë pasi sondazhet e nxjerrin të djathtën italiane pas së majtës. Ditën e enjte, PIL-ja abstenoi në votëbesimin e mbajtur në Parlament për qeverinë.Berlusconi tha se politikat anti-krizë të kryeministrit Mario Monti e kanë dëmtuar Italinë. Ish-kryeministri, 76 vjeç, u tërhoq nga posti në nëntor të vitit 2011 për shkak të problemeve që Italia pati me krizën ekonomike.Në tetor ai u dënua nga një gjykatë italiane për evazion fiskal, vendim të cilin po e apelon, ndërkohë që akuzohet në një proçes tjetër për marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, që njihet me pseudonimin Ruby. Edhe në këtë rast, ai i mohon akuzat.Berlusconi ka shërbyer si kryeministër i Italisë në tre mandate të veçanta dhe thuhet se ka arritur fitime kolosale nga perandoria e tij mediatike.