Moti i keq përfshin Europën
Të paktën pesë persona kanë vdekur në vendet e Ballkanit si pasojë e ngricave dhe borës së dendur që ka përfshirë rajonin. Zyrtarët thanë se katër persona kanë vdekur në Kroaci dhe një në Serbi si pasojë e stuhisë së borës, që i ka shtyrë autoritetet të mbyllin aeroportet dhe rrugët.Automjetet janë bllokuar për orë të tëra në një autostradë të madhe të Serbisë, pas stuhisë së borës, që ka arritur trashësinë në 50 centimetra.Dirmi ka goditur dhunshëm dhe vendet e Evropës Perëndimore dhe Ëëndrore, ndërsa bora ka sjellë dhe problemet e para. Italia fqinje po vuan uljen e menjëhershme të temperaturave që nuk janë të zakonshme për këtë vend, ndërsa reshje të dendura dëbore kanë mbuluar verilindjen e vendit. Sipas mediave italiane bëhet fjalë për një të ftohet polar që ka goditur vendin.Në kryeqytetin kroat, Zagreb dëbora ka arritur në 40 centimetra ndërsa rreshjet e borës kanë vazhduar dhe gjatë fundjavës.Në Rusi, dëbora që ka filluar prej kohësh nuk po pushon. Edhe në perëndim të Gjermanisë rreshjet e dëborës kanë krijuar kushte të vështira për transportin. Tempraturta nën zero janë regjistruar edhe në Francë dhe Suedi.