Egjipt, Presidenti Morsi tërheq dekretet
Pas presionit të SHBA, kritikave të BE si dhe protestave të shumta opozitare presidenti i Egjiptit Mohamed Morsi hoqi dorë nga një prej dy vendimeve të tij.Morsi njoftoi anulimin e dekretit që i zgjeronte pushtetin duke bërë praktikisht të pafuqishme të gjitha institucionet e tjera të për të refuzuar apo rrëzuar vendimet e tij, por ndryshoi qëndrim në mbajtjen e referendumit për kushtetutën e re të vendit më datë 15 dhjetor."Pas takimit që presidenti Morsi pati me politikanë të lartë në vend, dekreti i datës 22 nëntor është anuluar", deklaroi zëdhënësi Selim al-Aëa duke theksuar se për presidentin ishte e pamundur ligjërisht që të anulonte vendimin për mbajtjen e referendumit më 15 dhjetor.Opozita akuzon Morsin se po vepron si një diktator, por vetë presidenti mohon këto akuza duke pretenduar se është mbrojtësi i vlerave të revolucionit.Dekreti i 22 nëntor dhe projek-kushtetuta e vendit janë dy vendimet që kundërshtohen ashpër nga opozita egjiptiane, e cila për ditë me radhë doli në shesh për të protestuar kundër tyre. Reagimi i opozitës dhe kritikave pasoi me kundër-reagimin e mbështetësve të Morsit.Për të shmangur përleshjet mes dy palëve në rrugët dhe sheshet e Kajros, për ditë me radhë qendruan mijëra forca policie dhe ushtria.Kulmi i dhunës në këto protesta mbërriti të enjten që kaloi, kur të paktën 17 persona mbetën të vrarë nga përleshjet mes protestuesve dhe ushtrisë rreth Pallatit Presidencial në Kajro.