Tubim në Gaza për 25-vjetorin e Hamas dhe fjalimin e Meshaal
Dhjetëra mijëra palestinezë u mblodhën në sheshin Katiba ne qytetin e Gazës, për të marrë pjesë në festimet e 25 vjetorit të themelimit të Hamasit.Me interes te madh pritet fjalimi i liderit të Hamasit, Khaled Meshaal, i cili ka munguar per dhjetëra vite dhe gjendet qe të premten ne Gaza.Udhëheqësi i Hamasit, Khaled Meshaal kthehet pas 45 vitesh në tokën palestineze. Meshaal nuk kishte vizituar territoret palestineze, pasi ai u largua ne moshën 11 vjece, ai e quajti vizitën aktuale në Gaza si "lindje" e tretë.Hamasi feston disa ditë përpara përvjetorin e 25-të të themelimit të lëvizjes në mënyrë që të përkojë me përvjetorin e kryengritjes së parë palestineze ne Intifada, e cila shpërtheu më 8 dhjetor 1987 në Rripin e Gazës.Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha, se forcat e sigurisë qeveritare të Hamasit janë 'vënë në alarm për të garantuar sigurinë gjatë festimeve ". Qindra policë dhe dhjetra njerez te maskuar të armatosur te krahut ushtarak te Hamasit ruajne sheshin.