Deklarata e Montit për dorëheqje sjelle krizë në Europë
Deklarata suprizë e kryeministrit Italian Mario Monti se do të japë dorëheqjen ka shkaktuar një valë shqetësuese në të gjithë Evropën. Monti tha se pas miratimit të buxhetit të vitit të ardhshëm, do të japë dorëheqjen duke iu hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme dhe duke rritur këstu pasigurinë politike në Itali.Analistët politikë thonë se kjo lëvizje do të ketë pasoja të rënda."Besueshmëria e Italisë ishte në masë të madhe të përmirësuar në muajt e fundit, dhe kishte rifituar pozicionin që i takon në Evropë. Nëse Italia angazhohet në një periudhë të re të jostabilitetit do të bëjë atë shumë më të vështirë për të zgjidhur krizën euro, "paralajmëroi presidenti i Konferencës së Politikave Botërore, Thierry de Montbrial.Vendimi i Montit erdhi pasi partia e Silvio Berluskonit nuk i dha mbështetjen.Edhe Martin Schulz, Presidenti i Parlamentit Europian është ndër disa politikanë shumë kritik."Silvio Berluskoni ishte kryeministër i Italisë për një kohë shumë të gjatë dhe rezultati i tij është i njohur shumë mirë. Qeveria e tij ishte një nga shkaqet e krizës në të cilën Italia dhe Evropa është sot" tha Schulz.Ndërkohë edhe tregjet kanë reaguar negativisht. Analistët thonë se zgjedhjet do të prodhojnë një parlament të fragmentuar me një qeveri koalicioni të brishtë dhe të paaftë për të çuar përpara reformat shumë të nevojshme.