Biznesi i madh presion qeverisë: Mos i fshih kushtet e paktit me FMN-në
Biznesi i madh vendas i kërkon qeverisë Rama që të zbardhë detajet e marrëveshjes së huasë prej 330.9 milion eurosh me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe të mos fshihet pas prezantimit të këtij institucioni.Në një njoftim për mediat Konfindustria vlerëson se është e domosdoshme që grupet e interesit dhe qytetarët shqiptare të njihen me termat e marrëveshjes edhe nga burimet zyrtare të shtetit të tyre dhe jo vetëm nga shpalljet e njëanshme të FMN.Konfindustria në kërkesën e saj drejtuar ekzekutivit shqiptar ka parasysh, se njohja e plotë e marrëveshjes jep mundësinë e planifikimeve të domosdoshme për biznesin sidomos për industritë prodhuese vendore për të shmangur problematiken e krijimit të gjendjeve të "faktit të kryer" përsa i përket ndryshimit të politikave fiskale.Kohët e fundit sipas një raporti të FMN i propozohet qeverisë zgjerim i bazës së taksimit, ku parashikohet rritja e 10 taksave gjë që ka ngjallur shqetësim tek bizneset por edhe tek qytetarët. Sipas Konfindustrisë zbardhja e marrëveshjes është një mundësi për shmangien e të gjithë keqkuptimeve të mundshme.Termat e marrëveshjes, të shtrira në kohë dhe të ndara në paketa përkatëse ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe FMN duhet domosdoshmërisht të bëhen të njohura hollësisht sa me shpejt per publikun dhe grupet e interesit para zbatimit te tyre, per zhvillimin ekonomik afatgjatë të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve shqiptare.Sipas Konfindustrisë veprimi i mësipërm është i domosdoshëm edhe pse rasti më i mirë do të ishte njohja e publikut me termat e marrëveshjes dhe nënshtrimi i nje debati të gjerë përpara nënshkrimit të tyre me FMN, gjë që nuk ka ndodhur.