Rama i shkruan rivalit Basha: Të shihemi sy më sy për reformën e territorit

Ftesa në drejtim të kreut të Partisë Demokratike për tu ulur në tryezë për reformën territoriale nuk ka mbetur vetëm në kuadrin e ftesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta të një dite më parë.Një letër e Kryeministrit Edi Rama e publikuar vetëm sot, e cila mban datën 21 mars, i drejtohet po liderit të opozitës, duke formësuar kështu ftesën me shkrim dhe gojë nga dy bashkëaletatët në qeverisje.Në pjesën e parë të letrës drejtuar shefit të opozitës, kreu i qeverisë i rikujton dhe njëherë se sa e rëndësishme është realizimi i kësaj reforme, ndërsa e rinjeh edhe njëherë me rregullat e lojës, duke theksuar se në komisionin e posaçëm mazhoranca dhe opozita kanë të drejta të barabarta.“Reforma administrative–territoriale është konsideruar e domosdoshme jo vetëm nga të gjitha partitë e mëdha politike në vend, por edhe nga partnerët e Shqipërisë dhe nga organizatat më të rëndësishme ndërkombëtare. Synimi i shpallur nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane” është që kjo reformë të miratohet me konsensus të plotë dhe gjithëpërfshirje të të gjitha forcave politike dhe grupeve të interesit. Deputetët tanë kanë votuar për ngritjen e një komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale, të bashkëkryesuar nga opozita dhe shumica, secila palë me numër të njëjtë anëtarësh dhe po ashtu me të drejtë vetoje në proçesin vendimarrës të Komisionit.Pra komisioni parlamentar i siguron opozitës të drejta të njëjta me ato të shumicës që nga fillimi në fund të proçesit. Kështu besoj se jo vetëm kaq, po edhe fakti se e presim tanimë prej kohësh opozitën të vijë në komision, dëshmon qartë vullnetin tonë për ta nisur e bitisur sëbashku këtë proçes edhe pse disponojmë 84 votat e nevojshme për miratimin e reformës administrative-territoriale” shkruan Rama.Nisur nga rëndësia e përmbylljes së këtij proçesi, Rama nënvizon se vendosi ta bëjë dhe këtë përpjekje, madje shkon dhe më tej, duke u shprehur i gatshëm për një takim ballë për ballë me Bashën, për të ndarë çdo sghqetësim që ky i fundit mund të ketë lidhur me këtë reformë.“Për gjithë sa më lart, vendosa të bëj edhe këtë përpjekje të drejtëpërdrejtë në adresën tuaj, duke ju ftuar ta nisim pa humbur kohë bashkarisht, shumicë-opozitë, punën në komision për këtë reformë me ineters të posaçëm strategjik për vendin. Lejojmëni t’ju shpreh në fund gadishmërinë time për t’ju takuar sy më sy, nëse ju do të donit të ndanit me mua çfarëdo shqetësimi lidhur me këtë çështje me interes kaq të veçantë për të gjithë. Për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”përfundon letra.Mbetet për tu parë në vijim, se si do ti përgjigjet kësaj ftese selia blu dhe nëse do ketë vullnet kreu i PD-së për tu parë sy më sy me paraardhësin e tij në bashkinë e Tiranës.Nëse do ulen në një tryezë, kjo s’do të ishte hera e parë, por ndryshe nga mbledhja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku shmangen sa mundën çdo shikim ndaj njëri-tjetrit, kësaj here do të duhet jo vetëm të shikohen, por dhe të diskutojnë mbi gjetjen e një zgjidhje të përbashkët lidhur me Shqipërinë e re administrative e territoriale.