Kina do rrafshojë 700 male për të ndërtuar metropol në shkretëtirë
Shtatëqind male do të rrafshojnë kinezet per te ndertuar ne te nje qytet te ri. Kompanitë kineze kane marre persiper te shkaterrojne rreth 700 male për të ndërtuar një metropol të ri në afërsi të qytetit të Lanzhou në veriperëndim të Kinës, thote gazeta britanike "Guardian".Vendi i ri, Lanzhou, ka një sipërfaqe prej 500 kilometra katrorë dhe është rreth 50 kilometra larg nga qyteti Lanzhou, kryeqytet i provincës Gansu.Sipas gazetës "China Daily", zgjerimi i zonës do të rrise produktet e brendshme bruto perreth 33 miliarde € deri në vitin 2030. Ndersa mediat ne vend thanë se ky është projekti i pestë i ndërtimeve për "zhvillimin e zonës" dhe i pari qe eshte brenda shtetit.Projekte te tilla jane kryer me pare në Pudong në Shangai dhe Tianjin në Binai, e cila përmban një kopje (me 120 ndërtesa) të Manhattan-it.Por nuk kanë munguar dhe reagimet ne Lanzhou, ku banojnë 3.6 mln njerëz pranë lumit të Verdhë, i cili ka probleme serioze mjedisore.Vitin e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë i kishte dhënë Lanzhu-se titullin e qytetit me ndotjen e ajrit me të keq në Kinë. Gjithashtu në zonë ka mungesë të theksuar të ujit.Megjithatë, kompanitë e ndërtimit pretendojnë se metropoli i ri do të përmirësojë kushtet në rajon, duke folur për një "tip zhvillimi mbrojtës" të rajonit.