Tropojë, “arrest me burg” për 7 persona, 6 prej tyre janë zyrtarë
Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, gjykata ka vendosur masën e “arrestit me burg” për 7 shtetas, nga të cilët 6 zyrtarë lokalë të komunës Tropojë e Vjetër, përfshirë edhe kryetarin i kësaj njësie lokale, të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “fallsifikim dokumentash”, si edhe administratorin e një subjekti privat, të akuzuar për “fallsifikim dokumentash.Gjatë hetimeve, prokuroria ka arritur të krijojë bindjen se 7 shtetasit, në bashkëpunim dhe disa herë, kanë kryer veprat penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre. Pas hetimit të prokurorisë dhe vendimit të gjykatës, gjatë ditës së Premte (21.03.2014), efektivët e Policisë së Shtetit kanë ekzekutuar vendimin e “arrestit me burg” për shtetasit:1. Ram Kërtoçi, kryetar i Komunës Tropojë e Vjetër2. Haki Nezaj, Nënkryetar, Komuna Tropojë e Vjetër3. Man Malaj, Shef i Financës, Komuna Tropojë e Vjetër4. Zeqir Hykaj, Teknik Ndërtimi, Komuna Tropojë e Vjetër5. Resmi Mulaj, Sekretar, Komuna Tropojë e Vjetër6. Fitim Peci, Sektori i Pyjeve, Komuna Tropojë e Vjetër7. Sami Isufi, Administrator i firmës “Besimi” HetimiProkuroria ka regjistruar hetimin në Shkurt 2014, pas një kallëzimi të Komisariatit të Policisë Tropojë. Nga ana e seksionit kunder krimit financiare ne këtë Komisariat jane siguruar informacione se nga ana e zyrtareve dhe punonjesve te Komunes Tropoje e Vjeter jane kryer veprime te kundraligjshme duke xhiruar shuma lekesh subjekteve private te cilat kane fituar prokurimet me blerjet e vogla te realizuara online nga Komuna Tropoje e Vjeter gjate vitit 2013 per investime dhe sherbime mirembajtje, shume te cilat nga ana e zyrtareve te komunes u jane xhiruar nga komuna subjekeve private pa u kryer akoma punimet ne terren sipas objeketeve perkatese.Nga hetimet e prokurorisë, ka rezultuar se zyrtarët lokalë, kanë kryer pagesat e plota për llogari të shoqërisë “Besimi”, duke i konsideruar 6 punime infrastrukturore të përfunduara, ndërkohë që nga verifikimi në terren rezulton se këto punime nuk kanë filluar ose nuk kanë përfunduar. Pagesat për shoqërinë “Besimi”, e cila ka fituar tenderin për këto punime, janë kryer duke fallsifikuar dokumentat dhe me shpërdorim detyre. Objektet, për të cilat janë bërë pagesat e plota, por që nuk kanë përfunduar, janë:1. Objekt: riparim kanal kullues fshasti Aste. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime per riparim kanali kullues.2. Objekt: riparim ura fshati Vicidol, lagje Tabak. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime në urë.3. Objekt: riparim banjo shkolle fshati Kasaj. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime në shkollë.4. Objekt: riparim prita mbi lumin Viciodol. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime për prita mbi lum5. Objekt: riparim ura fshati Shumicë. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime për riparimin e urës.6. Objekt: riparim ura + rruge fshati Ahmataj. Ështe bere kqyrje marrje e vendit te punimeve ne prani te ekspertit dhe ka rezultuar se ne kete vend nuk jane kryer punime per riparim ure dhe rruge ne fshatin AhmatajPër të gjitha këto shkelje, prokuroria ka provuar se përgjegjës janë personat e mësipërm, ndaj të cilëve është kërkuar masë “arresti me burg”, kërkesë e pranuar nga gjykata dhe e ekzekutuar nga Policia e Shtetit.