Meta ftesë ish-mikut Basha për takim: Të nxjerrim nga ngërçi rreformën territoriale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2014, 13:34
Përtej kostumit Ghandist të kryeparlamentarit, Ilir Meta me petkun e politikanit është shfaqur edhe njëherë në rolin e mediatorit duke ftuar publikisht kryetarin e opozitës në një takim për të zgjidhur ngërçin e Reformës Territoriale.Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se shpreson se ky takim të realizohet sa më shpejt dhe të jetë produktiv."Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për tu takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore për të cilin vendi dhe qytetarët presin prej dy dekadash siç është ajo që ka të bëjë me reformën territoriale administrative. Jami i bindur se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet më efikas, që të ofrojë shërbime më cilësore. Unë mendoj se komisioni parlamentar për reformën administrative-territoriale të vihet plotësisht në punë në mënyrë që të arrijmë edhe me aleatët tanë ndërkombëtarë që po e mbështesin këtë reformë që shumë shpejt të kemi një produkt konsensual në kohën e duhur në mënyrë që qytetarët tanë në zgjedhjet e ardhshme vendore të kenë mundësinë të votojnë në një proces vendor të organizuar që i përgjigjet shumë më mirë nevojave dhe kërkesave që ata kanë në mënyrë të vazhdueshme. Nuk do të ishte produktive dhe as normale, që konsensusi tashmë i garantuar nga ana e mazhorancës për barazi të plotë të këtij Komisioni të veçantë që përbëhet nga 8 anëtarë të mazhorancës, 8 të opozitës dhe dy kryetarë. Nuk duam që kjo reformë të kushtëzohet nga qëndrime të tjera politike që kanë të bëjnë edhe me dallimet e tjera politike. Duhet të tregojmë vullnet dhe bashkëpunim, pasi kjo reformë është e domosdoshme për të modernizuar vendin dhe për ta përafruar me standardet europian" tha Meta.
Meta: PD nuk po përshtatet në opozitë. Nuk futem në debatin për SHISH
Në heshtje totale deri tani për çështjen SHISH, kryetari i Kuvendit ka vendosur që të qëndrojë totalisht jashtë çdo debati që ka objekt shërbimin sekret, por inkurajoi aktorët institucionale të jenë sa më të përbajtur.
“Lidhur me debatin i takon SHISH unë nuk do të dëshiroja të bëhesha pjesë e këtij debati publik. Në bindjen time protagonizmi i tepruar në këtë çështje, nuk i shërben qëllimit të përbashkët të gjithë aktorëve publikë, për të rritur efikasitetin e punës së këtij shërbimi të rindësishëm për të rritur sigurinë e vendit, në rritjen e luftës ndaj terrorizmit. Prandaj shpresoj dhe inkurajoj të gjithë aktorët të sillën në mënyrë sa më të përmbajtur dhe institucionale kur bëhet fjalë për një çështje të tillë” tha Meta.Për debatet Berisha-RamaDuke vijuar linjën e tij moderatore, Meta ka konfirmuar se në sallën e Kuvendit do synohet shmangia e konfliktualitetit ndërsa ka thumbuar paksa edhe partinë e ish-aleatit të ngushtë, Lulzim Basha.
“Shpreh keqardhjen time që prej disa javësh opozita po ndjek një qasje jo konstruktive, jo vetëm që nuk është në interes të mbarëvajtjes së Kuvendit, si institucion i përbashkët por nuk është as në interes të opozitës, si një forcë e rëndësishme për demokracinë parlamentare dhe duhet të respektojë pritshmëritë e qindra qytetarëve që kanë votuar për PD-në dhe opozitën . Ka një interes të vazhdueshëm në emër të demokracisë, emër të rregullores për të bllokuar funksionimin normal të Kuvendit.Ju e dini se për çështje jashtë rendit të ditës ka një kohë të kufizuar që deputetet të rregjistrojnë emrin shprehin pikëpamjet e tyre. Por asnjë deputet i opozitës nuk regjistrohet për të diskutuar jashtë rendit të ditës, por të gjithë kërkojnë me insistim për të bllokuar punimet dhe bllokimin e seancave plenare dhe të ndërhyjnë jashtë rendit të ditës. Askush nuk i ka mohuar të drejtën opozitës sonë të shprehet edhe jashtë kohës që e përcakton rregullorja. Por kjo qasje e gabuar po e fut në një qorrsokak ecurinë në Kuvend, dhe sjell tensione të panevojshme ndërkohë q ekzistojnë të gjitha hapërsirat që të gjtiha cështjet të adresohen në mënyrë normale. Shprersoj të ketë një reflektim për të ardhmen. Unë jam i hapur të bashkëpunojë me opozitën por ky bashkëpunim mungon fatkeqësisht nga lidershipi opozitar”, tha Meta.I vënë nën akuzë nga opozita për çështjen e shkarkimit të kryetares së AMA-s, Meta tha se demokratët po veprojnë politikisht, pasi zonja Endira Bushati po qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.