Vasili me fermerët në Lushnje:Reforma territoriale dhe bujqësore mundësi zhvillimi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2014, 13:16
Kreu i grupit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka zhvilluar sot një takim me fermerët në zonës së Tërbufit në Lushnje.Në fjalën e tij, Vasili u shpreh se reforma territoriale dhe bujqësore është një mundësi zhvillimi dhe fitimi për fermerët."Sot jemi me fermerët, jo për zgjedhje, por për zgjidhjet e bujqësisë. Sot përuruam laboratorin e ri për perimet në Lushnje. Një bujqësi që lëngon është një Shqipëri që vuan ndërsa një bujqësi e zhvilluar është një Shqipëri e zhvilluar në Evropë” është shprehur Vasili.