PD: Rama sjellje cinike me të përndjekurit, mashtrime e demagogji

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, me anë të një deklarate për mediat ka denoncuar retorikën boshe të qeverisë, sipas PD-sën në lidhje me ish- të përndjekurit politikë.“Rama është vite dritë larg mbajtjes së premtimit, përgjysmoi fondin dhe nuk ka nisur ende trajtimin e të përndjekurve mbi 70 vjeç”, u shpreh Vokshi.Deklarata e plotëPartia Demokratike denoncon retorikën boshe dhe qëndrimin cinik e tallës të qeverisë dhe Kryeministrit Rama ndaj ish- të përndjekurve politikë.Më pare, Kryeministri dhe oborri I tij, duhet ti kërkojë ndjesë publike ish të përndjekurve politikë, për lidhjet direkte apo indirekte me regjimin që i persekutoi ata dhe të afërmit e tyre, e sot me guxim të madh po I mashtron e po mundohet t’i sugjestionojë me lëvizje,  lyerje apo suvatim godinash, apo akoma më keq me dëmshpërblimin financiar. Nëse ish-të përndjekurit politikë u gënjyen nga premtimet elektorale të Edi Ramës, ata nuk mund të vazhdojnë të mashtrohen me projekte pa logjike, të kalimit të trajtimit të tyre nga Ministria e LSI, në Ministrinë e Veliajt.Kësaj i thonë fjalë të bukura, por trasta bosh.Çfarë ka rëndësi për të përndjekurit është trajtimi i tyre financiar – premtim i bujshëm i Kryeministrit Rama. Dhe ajo cka qeveria ka parashikuar për vitin 2014 është vetëm gjysma e asaj të programuar nga qeveria e Partisë Demokratike për vitin 2013.Kalimi i trajtimit të tyre nga Ministria e Drejtësisë, tek Erion Veliaj, jo vetëm nuk është zgjidhje, por cënon edhe parimet kushtetuese pasi synon ndryshimin e një ligji vetëm për shkak se bie ndesh me një vendim qeveria. Dhe kjo bëhet thjesht për të fryrë portofolin e ministrit të përkëdhelur të Ramës.Gjatë 4 viteve të para Partia Demokratike përgatiti dosjet dhe dokumentacionin për të gjithë ish të përndjekurit. Në mandatin e dytë miratoi 9.5 miliardë lekë dëmshpërblim për të përndjekurit, dhe trajtoi financiarisht 11 mijë e 720 prej tyre.Qeveria e Partisë Demokratike ka dhënë mijëra bursa, letra me vlerë, ka ofruar mundësi për privatizime, dhe kushte të favorshme për strehim, pra ka pasur një program të plotë dhe ambicioz të riintegrimit të këtij segmenti të vuajtur të shoqërisë sonë.Gjatë mandatit të dytë të Qeverisë Demokratike janë akorduar 2140 kuota të veçanta pranimi për shkollë të lartë për studimet me kohë të pjesshme të nivelit të parë – bachelor apo kuota të plota dhe të pjesshme të nivelit të dytë Master.Gjithashtu, studentet me prindër ish të përndjekur politikë nuk paguajnë tarifat e studimeve në arsimin e lartë dhe nxënësit që kanë prindër ish të përndjekur politikë përfitojnë rimbursim për tekstet shkollore dhe përfitojnë bursa kur ndjekin arsimin profesional.Të mos harrojmë se nga vitit 97 deri në vitin 2005, qeveritë socialiste dhanë 0 lekë për të përndjekurit.Por më shumë duhet bërë për këtë kategori të shoqërisë sonë.E vërteta është se Edi Rama po bën vetëm më shumë demagogji dhe gënjeshtra.Ai premtoi se për vitin e parë do të shlyente në mënyrë përfundimtare ish-të përndjekurat gra mbi 70 vjeç, dhe ish-të përndjekurit burra mbi 75 vjeç. Viti i parë po ikën. As nuk e ka nisur procesin dhe me fondin që ka vënë në dispozicion është vite larg dritë mbajtjes së këtij premtimi.Gjithashtu, sipas dokumentave të qeverisjes së tij, Rama nuk do ta mbajë premtimin për dëmshpërblimin e të përndjekurve brenda 4 viteve të mandatit.Sigurisht që bijtë këtë herë kanë menduar diskriminim financiar për ish të përndjekurit, sepse 23 vjet më parë etërit e tyre vranë, burgosën dhe përndoqën politikisht këta shqiptarë qe kërkuan të drejtat e tyre.