Zona turistike në Vlorë pa energji, vidhet 1 km kabëll elektrik gjatë natës

Vjedhja e rreth 1 km kablli percjelles te energjise elektrike rreth ores 00:50 te mesnates se të mërkurës ka lene ne erresise fshatin Zvernec dhe ate Narte si dhe zonen turistike dhe Manastirin, antenat e transmetimeve televizive, radiove te policise, por edhe nje sere fshatrash perreth Zvernecit, ku mungon energjia elektrike .E njejta situate ka qene edhe ne Kuzum Baba te Vlores, ku vjedhesit kane mundur te pervetesojne rreth 200 m percjelles, ndersa pa energji ka mbetur lagjia “Partizani” e qytetit te Vlores dhe ajo rreth Kuzum Babase .Policia mesohet se ka arrestuar ne flagrance 4 persona, identiteti i te cileve nuk behet ende i ditur. Kjo situate eshte e riperseritur ne keto zona ku vjedhjet kane qene te vazhdueshme. Nje tjeter vjedhje ka ndodhur disa dite me pare ne afersi te Orikumit, ku pa energji ka mbetur nje pjese e konsiderueshme e qytezëz.Demet e shkaktuara ne rrjet numerohen me dhjetra miliona, ndersa teli percjelles vidhet per tu shitur me pas per bakeret.Nga vjedhja e fundit autoret mendohet se do te fitonin nje shume prej 3 mln lekë te vjetra, nderkohë riparimi i defektit ka nje kosto te larte dhe disa dite pune.Policia ishte sot ne vendngjarje dhe kreu ekspertizen madje nga pamjet duken qarte litaret dhe guret qe jane perdorur per prerjen e kabllove elektrikë.