PD: Policia po trajtohet si plaçkë lufte, thirrjet e Ramës qesharake
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se po e trajton policinë e shtetit si plaçkë lufte. Deputeti i PD-së Arben Ristani i cilësoi si qesharake deklaratat e kryeministrit Rama ceremoninë e djeshme të provimit për akademinë dhe një hap më shumë drejt kthimit të Policisë së Shtetit në Polici të Partisë Socialiste.DeklarataDje në Pallatin e Kongreseve, Rama dhe Tahiri mblodhën mijëra të rinj e te reja, të Forumit Rinor të Partisë Socialiste në bashkëpunim me fondacionit Qemal Stafa, si dhe shumë të tjerë që vërtet besojnë dhe duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.Partia Demokratike thekson se shndërrimi i Policisë së Shtetit në Polici të Partisë Socialiste, është dëmi më i rëndë që mund ti bëhet rendit dhe sigurisë së ShqiptarëveTë dashur të rinj dhe të reja, që vërtet doni të shërbeni në Policinë e Shtetit, keni zgjedhur të kryeni një detyrë vërtet të respektuar, por ju lutem vini re se:Policia e Shtetit sot po trajtohet si plaçkë lufte për tu ndarë midis numëruesve, komisionerëve, militantëve, lidhjeve nepotike të pushtetarëve të rinj dhe në rastin më të keq po ndahet midis lidhjeve të krimit.Janë mbi 170 të tjerë si ju që e kanë kaluar me sukses këtë provim, që ju po bëni sot, dhe që janë trajtuar sikur nuk ekzistojnë.Janë mbi 600 punonjës policie të të gjitha niveleve, me një e me dy universitete dhe me disa trajnime brenda dhe jashtë vendit, që sot janë hedhur në rrugë, por vendet e punës nuk janë hapur për Ju.Vendet e punës u hapën për ata që do ndajnë paratë e pista të trafikut të drogës me pushtetarët, vendet e punës u hapën për ata që kanë paguar shuma të mëdha për të kapur zyrat, vendet e punës u hapën për ata që duheshin shpërblyer politikisht apo për lidhjet familjare.Ju të dashur të rinj dhe të reja, me të drejtë mund të ëndërroni për tu bërë pjesë e Policisë së Shtetit, por ëndrra juaj është shumë larg të qenit pjesë e skuadrës Tahiri.Skuadra Tahiri është skuadër politike e cila në këto pak muaj veprimtari ka tronditur nga themelet rendin e sigurinë e shqiptarëve, me tritol çdo ditë, me vjedhje e grabitje monstruoze, me trafik tonelatash droge, me vrasje dhe luftë bandash.Komedia e djeshme me daulle lufte, fjalime patetike, sulme ndaj opozitës me fjalor rruge, dhe plot gafa logjike, është larg asaj që të rinjtë tanë presin nga një qeveri e përgjegjshme.Besoj se të gjithë ndjehemi të fyer në inteligjencën tonë, kur na servirin zbulimet se bandat po nxitojnë të vrasin njëri tjetrin nga frika se Policia po bëhet gati për të dalë në punë.Kjo thënie e Edi Ramës është e denjë për një monument idiotësie, por aspak e denjë për një kryeministër normal.