Kriza ne Egjipt, Morsi bën thirrje për dialog midis partive

Egjipti u përfshi sërish në demostrata masive të opozitës pas fjalimit televiziv të Presidentit Muahmed Morsi, i cili refuzoi çdo gadishmëri për kompromis për ndryshimin e Kushtetutës që synon kufizimin e kompetencave të tij.Presidenti egjiptian kërkoi nje takim kombëtar dhe dialog midis partive politike, por nuk pati gadishmëri për marrëveshje, as edhe per të rishikuar ceshtjen e superfuqisë që ka Morsi.Një nga liderët e Frontit Kombëtar të Shpëtimit, Mohamed El Baradei, i beri thirrje Presidentit të anulloj deklaratat per referendumin, në mënyrë që të ketë një marrëveshje te re kombëtare dhe të shkruhet një Kushtetutë e re.Turmat jashtë pallatit janë ngjitur mbi tanke për të ruajtur sheshin duke brohoritur: "Njerëzit duan rënien e regjimit".Megjithëse trazirat kanë shpërthyer në vend, presidenti i Egjiptit deklaroi se referendumi do të zhvillohet siç është planifikuar normalisht, më 15 dhjetor.Protestuesit dhe udhëheqësit e opozitës kundërshtuan propozimin e Morsit dhe menjëherë pas deklarates presidenciale televizive sulmuan duke vene zjarr në selinë e "Vëllazërisë Muslimane", parti kjo që mbështet Morsin në Kajro.Gjithashtu Presidenti amerikan Barak Obama foli me telefon me presidentin egjiptian Mohamed Morsi, për të shprehur "shqetësim të thellë" rreth konflikteve të përgjakshme që shpërthyen në vend dhe rezultoi në vdekjen dhe plagosjen e protestuesve të shumta.Obama theksoi se Morsi duhet të kryejë dialog midis palëve, dialog që duhet të zhvillohet pa kushte."Presidenti theksoi se të gjithë liderët e politikës të Egjiptit duhet të bëjnë të qartë mbeshtetësve të tij se dhuna është e papranueshme"- tha Shtëpia e Bardhë.