Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë marrëveshje me Dhomën Spanjolle të Almerisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 20:56
Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë së Tiranës si dhe Dhoma e Tregtisë së Almerisë së Spanjës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka në fokus të saj forcimin e marrëdhënieve në fushën e agro-kulturës dhe energjisë alternative.Kryetari i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka, tha se kjo akt-marrëveshje do të shërbejë në shfrytëzimin e eksperiencave mes dy vendeve tona, në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.Ndërsa kreu i Dhomës së Tregtisë së provincës së Spanjës, u shpreh se bizneset spanjolle janë të interesuar të investojnë në Shqipëri .Sakaq në ditët në vijim pritet të ngrihen grupe pune në shërbim të akt-marrëveshjes së nënshkruar.