Berisha: Dje për Ramën doganieri ishte simboli i hajdutit, sot kokëpalarë
Ish-kryeministri ,Sali Berisha, ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama gjatë takimit me doganierët e doganës së Tiaranës. Sipas Berishës, Rama po perdor postin e kreut te ekzekutivit per te shfryre urrejtjen e tij, duke share dhe ofenduar punonjes te administrates publike.“Te dashur miq, Edi Rama postin e kreut te ekzekutivit e perdor per te share dhe ofenduar te tjere. Keshtu, rreth nje muaj me pare, ai ne nje akces urrejtje dhe terbimi deklaroi se doganieri eshte simboli i hajdutit, kurse sot ne takim me punonjes te doganave iu tha, duke cituar Konicen, kokepalare. Ky eshte qendrimi i nje te semuri bipolar me probleme serioze psiqike qe ndien kenaqesi vetem kur shan, agreson dhe dhunon ata qe ka perreth. Ndaj Rama perdor postin e kreut te ekzekutivit per te shfryre urrejtjen e tij duke share dhe ofenduar punonjes te administrates publike pa pyetur se jane zyrtare, jane nena, baballare, motra, vellezer, prinder dhe familjare nje mije here me te mire dhe me dinjitoze se sa kryeministri i tyre qe iu drejtohet me fjalorin e nje ordineri. Ai nuk mendon se tek shante dhe turfullonte, punonjesit e doganave i thonin njeri- tjetrit se le te llomotise ç'te doje pasi se paku na ka ardhur ne takim me te mbathura dhe jo lakuriq apo sillnin ndermend jo Konicen apo personazhe letrare te me shume se nje shekulli me pare por vetem Fatos Nanon dhe vetem 14 vjet me pare qe iu tha shqiptareve se "Edi Ramen e solla nga Parisi thuapiste e te palare tek shiste ikona te vjedhura" apo rastin kur vite me pare per motive higjenike Ramen e nxoren nga nje mbledhje e rendesishme. Prisni, prisni se ky eshte vetem fillimi. Se shpejti pritet te agresoje ndonje punonjes apo minister me grushta si dikur diktatori i Ugandes IDI AMIN”shkruan Berisha në fb.Agjensia britanike “Crown Agents” e cila është kontraktuar nga qeveria shqiptare për asistimin në punën e doganave shqiptare nisi sot punën në terren. Kryeministri foli për një proçes transformimi të sistemit doganor që ndahet nga imazhi i doganave që Faik Konica përshkruan në veprën e tij "Doktor Gjilpëra", dhe shpreh besimin se bashkëpunimi me “Crown Agents” do të rrisë cilësinë e sigurinë doganore dhe do të vendosë një marrëdhënie të re mes doganës dhe biznesit.