I vë zjarrin shkurreve, 75-vjeçarit i del situata jashtë kontrollit, digjet dhe vetë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 17:22
Një i moshuar ka gjetur vdekjen, nga flakët e zjarrit që kanë përfshirë një masiv me pyje.Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shllakut në Shkodër, ku ka qenë pikërisht viktima që i ka vënë zjarrin disa shkurreve, por më pas flakët kanë dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe nje siperfaqe me lisa.Për pasojë ka humbur jetën edhe vetë autori i zjarrënies, Zef Ndoji,trupi i të cilit është gjetur i karbonizuar.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë pyjore dhe ato të policisë së shtetit, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit.