Gjosha pret ambasadorin e Suedisë: Proçesi i integrimit ofron më shumë siguri për qytetarët
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, priti sot në një takim ambasadorin e Suedisë në Shkup, Mats Staffansson.Ministrja shprehu falenderimet për mbështetjen që Suedia i ka dhënë Shqipërisë në lidhje me procesin e integrimit.Ministrja Gjosha e informoi Staffansson, në lidhje me reformat dhe angazhimin e qeverisë për të çuar përpara këtë prioritet madhor për vendin.“Ne jemi optimistë dhe po punojmë fort për të avancuar në procesin e integrimit të vendit, pasi për ne ky proces do të thotë më shumë siguri për qytetarët tanë dhe më shumë progres për vendin. Kjo është gjëja më e rëndësishme, ndaj do të vazhdojmë”, tha ministrja Gjosha.Ministrja theksoi se Brukseli ka përcjellë një mesazh të qartë për të gjithë shqiptarët, për të gjitha forcat politike.“Jemi të gjithë të përfshirë në këtë proces. Duhet të jemi konstruktivë dhe kontribuues duke filluar që nga klasa politike deri tek çdo qytetar i thjeshtë”, u shpreh ministrja Gjosha.Ambasadori i Suedisë në Shkup, u shpreh se vlerësimet për hapat që po hedh Shqipëria janë pozitive dhe se duhet të vazhdojnë reformat. Ai theksoi se Suedia ka mbështetur dhe do të mbështesë Shqipërinë, jo vetëm në perspektivën e saj të ardhshme si pjesë e Bashkimit Evropian, por duk ofruar gjithashtu ndihmë financiare dhe ekspertizë për fusha të ndryshme.