PDS ende jashtë qeverisjes, Milo paralajmëron PS: Të respektohet marrëveshja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 16:59
Kur kanë kaluar dy muaj që nga nisja e negociatave me PS për përfaqësimin në qeveri, PDS nuk ka marrë ende asnjë post. Përgjigjia për këtë shkelje të marrëveshjes së para 23 qershorit, sipas kreut të PDS-së, Paskal Milo, është mungesa e vullnetit politik nga socialistët.Por Milo paralajmëron se:“Që nga moment që mund të thyhen urat e besimit midis partive politike, atëherë vështirë se mund të ketë nesër një bashkëpunim tjetër më të sukseshëm” tha ai.Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos mori 12 mijë vota dhe duhet të përfaqësohet politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor. PDS kërkon përfaqësim politik në adminsitratë, çka do të thotë poste ne rang zëvendës.ministrash.