Shumica “shkarkon” kreun e SHISH, opozita: Po cënohet siguria kombëtare

Nën.kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Flamur Noka, ka konfirmuar se SHISH ka informuar Qeverinë me korrektësi dhe sipas tij kjo korrespondencë pasqyrohet në raportin që Shërbimet Sekrete Shqiptare i kanë dorëzuar Komisionit.Duke mbetur tek debati per çertifikaten e sigurise te kreut te SHISH, Flamur Noka, thekson se kjo loje e mazhorances eshte nje cenim per sigurine kombëtare.“Policia po merret me lojërat e fatit me mjedisin, dhe jo me luftën ndaj krimit. Ata kërkojnë që luftën ndaj krimit ta bëjë SHISH. Qëndrimi i opozitës është gjithnjë në mbrojte të institucioneve të pavarura. Mazhoranca e pa që puna e SHISH-it është e mirë, ndaj ata e kanë të pamundur të kapen ndryshe, pasi “lakrat” po iu dalin në shesh”,- u shpreh Noka.Po ndryshe mendon deputeti socialit, Arben Çuko, ku sipas tij kreu i SHISH, po e ushtron detyren ne kushtet e pavlefshmërisë.“Ky drejtor nuk ka certifikatën e sigurisë dhe është në kushtet e pavlefshmërisë së kryerjes së detyrës. Nuk kemi mbaruar ende fazën pyetjes në Komision. Pa certifikatë ai nuk mund të raportojë . Po presim që të pajiset me certifikatë. Por një person që ka dy shtetësi duhet t’i vijë çertitifikata nga të dy shtetet.”- tha ÇukoDeklaratat e deputeteve erdhen pas mbledhjes së Komisionit te sigurise kombetare, ku u miratua pr/ligji për kujdes shëndetësor të veçantë të strukturave speciale operacionale të Policisë së Shtetit.