Lezhë, "në kërkim" të pensionit, interes i qytetarëve për sigurimet shoqërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 15:32
Sigurimet shoqerore vazhdojne te njohin gjithnje e me teper interesin e qytetareve. Nevoja per te plotesuar vjetersine e punes dhe sigurimin e pensionit, kushte favorizuese per rastet e aksidenteve ne pune apo lehtesira te tjera qe vine pikerisht nga derdhja e kontributeve, kane sjelle nje rritje te ndergjegjësimit te qytetareve ne Lezhe.Vetem ne 2 muajt e pare te ketij viti, sigurimet kane arritur ne 144 % te planit dhe skema vazhdon te njohe rritje, deklaroi kreu i deges se kontributeve ne Drejtorine e Sigurimeve Shoqerore, Mirash Ftoni.Krahas kontributeve të bujqve dhe atyre vullnetare, gjithnje e me teper skema po terheq vemendjen e emigranteve, te cilet tashme kane nisur te mendojne per te ardhmen.