Alarmi për mungesën e gjakut, mjekët në Fier: Dhurohet vetëm nga familjarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Mars 2014, 15:11
Nevojat per gjak ne qytetin e Fierit jane me te medha se sasia qe disponon banka e gjakut. Mjeku Dashamir Banaj e cilesoi situaten kritike kur tha se rezervat jane te pakta.Donatoret familjarë, siç tha ai, jane te vetmit dhurues te gjakut por edhe keta te detyruar te mbulojne nevojat per gjak ne baze te nje skeme te miratuar nga Ministria e Shendetesise. Per te, kriza per lengun e jetes do te jete prezente persa kohe qe mungojne donatoret vullnetarë.Edhe pse gjithmone gjendet nje zgjidhje per te mbuluar nevojat spitalore me gjak, 10 here me te medha jane nevojat per gjak per te semuret talasemik, ndaj thirrja drejtuar qytetareve per te qene dhurues vullnetarë vijon te mbetet kryefjala e çdo banke gjaku.