Vrau krushkun dhe plagosi dhëndrin, në pranga vajza dhe gruaja e autorit
Zgjerohet rrethi i arrestimeve pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku pas një konflikti familjar për prishjen e një krushqie u vra babai i dhëndërit,u plagos dhëndri dhe një kalimtare e rastit.Pas arrestimit të shtetasit Andon Ndoj 53 vjeç banues në lagjen 17 të Durrësit, policia ka arrestuar së fundmi si bashkëpunëtore dhe gruan e tij Tereze Ndoj dhe vajzën Antoneta Ndoj me akuzën e bashkëpunimit në vrasje.Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në zonën e Kënetës, pasi Përparim Hoxha dhe djali Xhuliano vendosën të prishnin kurorën me familjen e Andon Ndoj, i ardhur nga Mirdita në këtë zonë. Ka qënë mesdita e së shtunës kur krushku kishte mbërritur nga Elbasani, për ti komunikuar 50-vjeçarit Ndoj vendimin për prishjen e kurorës. Kjo nuk është pritur mirë nga ai, i cili fillimisht ka vravrë me 10 goditje thike krushkun e tij dhe më pas ka nxjerrë armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij Xhuliano Hoxha, por plumbat nuk kanë kursyer dhe një kalimtare të rastit, duke e lënë të plagosur.Pavarësisht punës së bluzave të bardha, 52-vjeçari Përparim Hoxha, nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërsa djali i tij 24-vjeçar dhe kalimtarja Nurie Shahini, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e qytetit bregdetar. Pista kryesore dhe e vetmja të cilët kanë blutë e Durrësit, është ajo e prishjes së martesës mes dy të rinjve.