Arsimimi i komunitetit Rom, Hazizaj: Larg fëmijët nga lypja, ti kthejmë në shkolla

Arsimimi eshte nje nga problematikat e shumta qe shqeteson minoritetin Rom ne Shqiperi, por nga ana tjeter ne Korçe ky lloj fenomeni ka nje shtrirje te gjere. Kthimi i tyre ne kopesht ka qene ne qender te nje takimi te zhvilluar ne Korçe mes fondacioit te shoqatave rome , Bashkise dhe Prefektures. Sipas drejtorit te ketij fondacioni, Altin Hazizaj, braktisja e shkolles eshte nje fenomen mjaft i perhapur ne Shqiperi qe kerkon zgjidhje emergjente.Hazizaj shton se nje pjese e madhe e femijeve qe nuk ndjekin shkollen, dalin ne rruge duke lypur dhe ne kete drejtim shteti duhet te ashpersoje dispozitat ligjore ndaj atyre qe i detyrojne keta femije te lypin.Ne te gjitha rruget e Korçes me dhjetera femije te komunitetit rom çdo dite enden bulevardeve duke kerkuar lemoshe,dhe ata i perkasin moshave nga me te ndryshmet.