“Urat e Ballkanit flasin”, Berat, event kulturor mes 11 qyteteve pjesë e UNESCO

Në kuadrin e programit ''Kultura - një urë për zhvillim'', financuar nga UNESCO, në fund të muajit mars do të zhvillohet në qytetin e Beratit aktiviteti ndërkombëtar, "Urat e Ballkanit flasin".Për të vendosur bashkëpunimet mes pushtetarëve vendorë për zhvillimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm, Nikolaj Stojanov, President i Fondacionit "Ballkanika", ka qënë i pranishëm në Berat ku i shoqëruar edhe nga menaxheri artistik i projektit, prezantoi projektin që do ta vendosi  Beratin në qendër të një sërë eventesh ndërkombëtare kulturore.''Urat e Ballkanit flasin'', është një iniciativë, në të cilën marrin pjesë qytete nga 11 vende të Ballkanit, të famshëm për urat e tyre, emblematike në arkitekturë si pjesë e historisë dhe turizmit. Projekti syon të krijojë kontakte ndërmjet artistëve të ndryshëm, të krijojë një lidhje ndërmjet qyteteve, të cilat do të mbështesin zhvillimin kulturor, industritë e kulturës, si dhe për ti dhënë energji të reja ruajtjes së trashëgimisë fizike dhe shpirtërore.Projekti financohet nga UNESCO dhe Fondacioni Ballkanika dhe konsiderohet si aktiviteti më i madh në fushën e bashkëveprimit të vendeve ballkanike.