Nis frekuentimi i bregdetit, Shëngjini tërheq vizitorë në fundjavë

Rritja e temperaturave dhe ditët me diell ka bërë që të nisë frekuentimi i bregdetit. Shëngjini ka pasur vizitorë të shumtë gjatë kësaj fundjave.Për vizitorët, Shëngjini është një zgjedhje e mirë për tu relaksuar, pushuar dhe shijuar freskinë e detit. Sipas tyre krahas rërës, një shëtitje në bulevard dhe shijimi i qetësise me të cilën karakterizohet kjo zonë janë një mundësi e mirë për të kaluar fundjavën.Duke parë interesin në rritje të vizitorëve edhe bizneset kanë nisur të gjallërohen pas dremitjes dimërore, duke krijuar mundësinë e një sezoni më të hershëm këtë vit.