Elbasan, nderohet Demir Hyskja, portret në nder të artistit të madh

Eshte nje nga emrat dhe figurat me te njohura ne boten e kinematografise shqiptare ku ne karrieren e tij rregjistrohen me dhjetra role te realizuara me mjeshteri nga aktori Demir Hyskja, I njohur jo vetem nga  artedashesit elbasanas,  por ne mbare vendin. Ne karrieren e tij, artisti i njohur shqiptar eshte aktor protagonist me mbi 50 role kryesore ne filma artistike apo  dokumentare te ndryshem per te cilat eshte vleresuar me nje seri titujsh por natyrisht me i larti eshte ai i “Artistit te Popullit”.Por nje tjeter vleresim do te vinte per aktorin e madh edhe nga qendra “Art Gallery” ne Elbasan, e cila ne nder te tij ka pikturuar portretin e tij qe ne fakt ka surprizuar vete protagonistin.Demir Hyskja i lindur ne Elbasan dhe qe numeron nje numer te madh rolesh. Ne vitin '69 nderohet me titullin "Artist i Merituar" duke vijuar me titullin e lart "Artist i Popullit". Rolet kane qene te shumte dhe mes tyre kujtojme filmat "Hije qe mbeten pas", "Dollia e dasmes sime", "Dhe vjen nje dite", “Operacion zjarri”, “Me hapin e shokeve”, e shume filma te tjere, pa lene pa permendur edhe rolet e shumta ne teater te realizuar dhe percjelle prane publikut me aq talent nga aktori i madh Demir Hyskja.