Nuk mblidhen në kohë, këshillat vendorë në Lezhë penalizojnë familjet në nevojë
Familjet në nevojë mbeten pa ndihmë ekonomike si pasojë e mos mbledhjes së këshillit nëpër komunat e Lezhës.Mos mbledhja në kohë e keshillave vendore për miratimin e listave të ndihmes ekonomike po rrezikon terheqjen e fondeve nga Ministria e Financave, e për pasojë duke penalizuar familjet në nevojë.Kjo problematike ka shoqëruar 70 % të njesive vendore të qarkut Lezhë. Drejtoresha e shërbimit social shtetëror në Lezhë Ardiana Jaku e ka konsideruar këtë situate si papergjegjshmëri e keshillave vendore, duke apeluar ndaj tyre që të mblidhen në kohë thjesht per të diskutuar dhe miratuar listat dhe perfitimet nga ndihma ekonomike.Nga ana tjetër nën kryetari demokrat i këshillit bashkiak të Lezhës Tonin Uldedaj, ka deklaruar se sherbimi social shtetëror ka shkelur kopetencat, pasi sipas tij ky istitucion nuk ka të drejtë për të ndërhyre në punen e keshillave vendor.Nga verifikimet e kryera nga zyra e shërbimit social shtetëror në Lezhë ka rezultuar se vetem 6 njesi vendore kanë miratuar në kohe dhënien e ndihmes ekonomike, ndërsa në 15 njesite e tjera vendore vonesat kanë qenë të shumta dhe të shpeshta.