Lezhë, statusi i të verbërve, Ndue Perajt nuk i kompensohet energjia elektrike

Prej 17 muajsh nuk po terheq pagesen e kompensimit te energjise elektrike edhe pse i takon me ligj.Ndue Peraj, me statusin e te verberit si shume persona te tjere te kesaj kategorie, vazhdojne te perballen me probleme te ndryshme sociale te cilat ja veshtiresojne edhe me teper jetesen. Ne nje kohe kur kjo kategori personash kerkon me teper mbeshtetje nga shoqeria civile dhe organet perkatese, zyrat e pushtetit vendor ne Lezhe nuk japin asnje pergjigje apo zgjidhje te problemit ne fjale edhe pse   bashkeshortja e tij eshte interesuar shume here prane pushtetit vendor  mbi kompensimin e energjise.Peraj theksoi se nuk ka mundësi të likujdojë faturat e energjisë elektrike, në rast se nuk tërheq shumën si kompensim të energjisë, pasi sipas tij shuma prej 10 mijë lekë që merr ai së bashku me bashkëshorten është e pamjaftueshme për të përballuar jetesën dhe mediakmentet, ndërsa apelon që problemi i tij të marrë zgjidhje.