Dita e Verës sipas Bashkisë në Tiranë, Basha "bashkon" trojet në panairin "Bli Shqip"

Një numër i madh qytetarësh zgjodhën ti bashkoheshin festimeve të Ditës së Verës, të tjerë duke përfituar nga një ditë pushimi shëtitën familjarisht.Në këtë ditë, nga kryeqyteti e kishe të lehtë të përfshiheshe në emocionet e një atomsfere festive. Zbukurime, panaire, kërcim e muzikë.Qytetarët japin pështypjet e tyre.Fëmijët janë ata që i gëzohen festës plot ngjyra.Bashkia me aktivitet e shumta në Tiranë solli atmosferë për të gjitha grupmoshat. Këndi i pikturës, kërcimet moderne, e deri tek panairi i prodhimeve shqiptare “Blej shqip”.Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, tha se panairi është një mundësi mjaft e mirë për të bërë prezente prodhimet shqiptare. E veçanta e kësaj dite ishte edhe prezenca e kryetarëve të Komunave të trevave shqipëfolëse.“Në këtë ditë të bukur dhe të lashtë feste, kur shqiptarët përkujtojnë Ditën e Verës, i japim më shumë kuptim përmes një aktiviteti i cili na kujton se çfarë potenciali kemi ne shqiptarët, në Shqipëri dhe kudo në trevat shqiptare, për të prodhuar mallra cilësorë, për të garantuar shërbime cilësore, madje për të garantuar cilësi autentike e cila jo vetëm u shërben dhe u shijon shqiptarëve por mund të jetë një trademark i mirë i eksportit dhe njohjes së cilësisë së punës së shqiptarëve në rajon, Europë dhe në botë.Është një rast për të gjithë politikë-bërësit, të kthejnë sytë dhe vëmendjen e të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar e për t’u dhënë mbështetje promovuesve shqiptarë, ndërmarrjeve shqiptare, iniciativës së lirë shqiptare e cila është po kështu edhe gjenerator i punësimit dhe mirëqenies, gjenerator i punës që kaq shumë duhet, për të garantuar një jetë më të mirë dhe cilësi më të mirë jete, jo vetëm në Ditën e Verës por në çdo ditë të vitit dhe për çdo gjeneratë.” - deklaroi Basha.“Me kënaqësi ndodhemi sot këtu, së bashku, për të festuar Ditën e Verës, për të festuar edhe integrimin mbarë shqiptar. Mendoj se integrimi është punë, aktivitet konkret ekonomik, është aktivitet edukues por mbi të gjitha janë kryer shumë punë në Shqipëri e Kosovë të cilat do të na mundësojnë që integrimi të vijë natyrshëm dhe integrimi po vjen natyrshëm”tha Ministri i Financave i Republikës së Kosovës Besim Beqaj.“Ky sukses duhet t’u ofrojë ju një produkt më cilësor, produkte e shërbime për t’u konsumuar; shqip, sepse vetëm ky projekt i prodhimeve shqiptare tenton të bashkojë mendjet, vetëdijen dhe konsumin e produkteve shqiptare” u shpreh kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.Panairit ku dominonin verërat dhe vaji i ullit, iu bashkua edhe ish-kryeministri Sali Berisha.Atmosfera që e tillë deri në orët e drekës së 14 marsit. Më pas qytetarët vijuan me organizimet e tyre në familje, ose duke u kthyer në qytetin e tyre.