Shkolla artistike "Feim Ibrahimi", artistët e rinj organizojnë koncertin instrumental
Një koncert vokal-instrumental i organizuar nga shkolla e mesme artistike "Feim Ibrahimi" ka qenë aktiviteti më i fundit artistik i zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës.Artistet e rinj në këtë koncert interpretuan pjesë të ndryshme nga klasikët e muzikës botërore, si dhe nga kompozitorët më të shquar shqiptarë.Aktiviteti u shoqërua edhe nga një ekspozitë figurative që mundësonte pasqyrimin e të dyja degëve të këtij liceu.Kjo gardë e re artistësh po i ofron qytetit të gurtë mundësinë e pasurimit të jetës kulturore dhe talenteve të reja.Sipas përfaqësuesve të kësaj shkolle, numri i nxënësve që frekuentojnë këtë shkollë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke shkuar në 69 nxënës nga 22 që shënonte vetëm një vit më parë.Pavarësisht vështirësive të vazhdueshme në bazë materiale didaktike, nxënës dhe mësues të kësaj shkolle kanë qenë përherë aktivë në aktivitete të ndryshme kulturore, ndërsa talentet e dala nga kjo shkollë e kanë përfaqësuar atë denjësisht në kompeticione të ndryshme artistike, jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte saj.