Tjetër shpërthim tritoli në Fushë Krujë, hidhet në erë makina e Osman Hushit, s'ka viktima

Nje tjeter shperthim ka tronditur qytetin e Fushe Krujes, ku si pasoje automjeti i Osman Hushit eshte demtuar teresisht.Lenda plasese, eshte vendosur kur automjeti ka qene i parkuar prane baneses ku jeton 46-vjeçari Hushi, e per pasoje deme materiale jane shenuar edhe ne banese, ku jane thyer te gjitha xhamat e dritareve si pasoje e vales shperthyese.Ngjarja eshte shenuar rreth ores 22 e 30 minuta te mbremjes se djeshme, ne fshatin Larushk te Fushe Krujes. Policia e mberitur ne vendgjarje ka nisur hetimet, ndersa 46-vjeçari Osman Hushi ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnje person.Edhe pse eshte nje qytet i vogel, Fushe Kruja po shenon ngjarje te njepasnjeshme te shperthimeve, ku pjesë e tyre ka qene edhe Komisiariati i policisë, ku brenda ambjenteve te tij eshte hedhur 2 here lende shperthyese, ndersa disa raste te tjera kane patur si shenjester persona te ndyshem.Polica lokale e Krujes ka kerkuar mberritjen e forcave xheniere nga Tirana, si dhe specialisteve, te cilet mund te evidentojne shenja te cilat mund te kene lene pas autoret, per te cilet nuk dihet as numri dhe as ç'fare lende shperthyese kane perdorur ekzaktesisht.