Rama:Ka ikur koha e tallavasë me financat, duhet t`i përvishemi punës

“Asgjë nuk është e lehtë por gjithçka është e mundur sepse unë ndihej një mbështetje shumë të madhe dhe një vetëdije se koha e tallavasë me financat dhe me paranë ka ikur dhe është koha për të përveshur mëngët dhe për t`i nxjerrë qoftë të ardhurat, qoftë edhe të ardhmen përmes punë”.Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në një intervistë eksluzive për “Ora News” nga qyteti i Elbasanit ku mori pjesë në festimet me rastin e Ditës së Verës.Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për sipërmarrjen private pasi sipas tij beteja kundër papunësisë është duke çliruar sipërmarrjen.“Sigurisht që Elbasani është graviteti  i ditës së verës dhe është kënaqësi të jesh në Elbasan në këtë ditë. Për mua ishtë kënaqësi e veçantë vizita në panair pasi dëgjova fjalë shumë inkurajuese nga sipërmarrës dhe kompani që lidhet me faktin që ka filluar të rritet konsumi si pasojë e uljes së taksave për 97 përqind të qytetarëve qoftë edhe për faktin që shumë njerëz kthehen nga emigracioni kanë filluar të ndërmarrin inisitaciva të reja në sipërmarrje duke dhënë edhe provën e sigurtë që sektori privat është sektori ku mund dhe do të krijohen vende të reja pune dhe lufta kundër papunësisë është një betejë për të çliruar sipërmarrjen dhe për të çliruar sa më shumë energji dhe talente në drejtim të nismave private” shtoi Rama.