Porosia e fundit e babait për vajzat e vrara: Na falni nga qielli dashurinë që nuk u dhamë dot
"Na falni nga qielli atë dashuri që ne nuk ditëm tua japim"- këto kanë qënë fjalët e Bashkim Dobrushit për tre vajzat e tij, jeta e të cilave u pre në mes nga dora e nënës së tyre.Këto fjalë dhimbjeje, trishtimi të pamasë, Bashkim Dobrushi nuk ka mundur ti lexojë vetë në meshën e organizuar në një ndër kishat e provincës së Leccos në Itali.Fjalët e babait më të trishtuar në botë, i ka lexuar një nga pjestarët e kishës, pasi ai kishte mundur vetëm ti hidhte në një letër drejtuar vajzave që nuk do të mund ti përqafojë më kurrë."E dashur Simona, Keisi e Sindi. Është babai juaj ai që ju shkruan me zemrën të mbytur nga dhimbja. Nëpërmjet jush shihnim vetëm një dashuri të madhe dhe mundoheshim të bënim të pamundurën, por kjo nuk mjaftoi. Do të na mungojë gjithçka e juaja, buzëqeshjet tuaja, ëndrrat dhe hareja juaj. Ju lutemi që të na doni nga qielli, atje ku jeni tashmë dhe shpresojmë që të na falni atë dashuri që ne këtu nuk ditëm t'ua japim".Në Bazilikën e Leccos në Itali, të afërmit , shokët e shkollës, por thuajse i gjithe qyteti u ka dhënë lamtumirën 3 të miturva. Simona, Keisi, Sindi, ne menyre te pashmangshme jane drama e qytetit, i cili i nderon me heshtje solemne dhe zi. Provinca e Leccos e shpalli ditë zie, ditën e sotme ku i dhanë lamtumirën 3 engjejve.Te premten në orën 10:00, trupat e pajetë të tre motrave pritet të mbërrijnë në aeroportin e Rinasit, e me pas në Kukës do tu jepet lamtumira e fundit.)








