Babai denoncon imamin Genc Balla: Më mori ish-gruan e djalin dhe i dërgoi në Siri

Kur kanë kaluar tre ditë nga arrestimi i 8 personave të akuzuar për rekrutim personash me qëllim nxitjen e terrorizmit,pasi dërgonin në konfliktin sirian besimtarë mysliman,vjen edhe kallzimi i parë për një nga imamët e arrestuar.Ky është Zamir Mani nga Shkodra, i cili ka kallzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda imamin e vetshpallur të xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla.Ai akuzon imamin se i ka dërguan në Siri djalin e tij 4 vjeçar dhe ish-gruan Almira Kastrati. E gjithë historia ka nisur në qytetin e Shkodrës, ku Almira filloi të punonte në organizatë islamike, ku përfitonte një pagë të kënaqshme.Por indoktrinimi i Almirës bëri që martesa me Zamirin të mos zgjasë shumë. Ajo u largua nga Shkodër dhe u martua me imamin Genci Balla. Zamir Mani mësohet të jetë shprehur se ka dyshime të forta se djali i tij është dërguar në Siri dhe ka kërkuar gjetjen e fëmijës.Kallëzimi është marrë nga prokurorja, Elizabeta Imeraj, dhe priten detaje të reja edhe nga marrja në pyetje e imamit.Ndërkohë që në prokurorinë e krimeve të renda priten edhe kallzime nga familjarë të tjerë, pasi grupi i përbërë prej 14 peronash, 8 të arrestuar dhe 6 të shpallur në kërkim dyshohet se kanë çuar mbi 70 persona në luftën e Sirisë.