Menaxhimi i pastrimit në Berat, Këshilli bashkiak e kalon në varësi të subjektit privat

Menaxhimi i pastrimit të qytetit të Beratit do të jetë sërisht në varesi te nje subjekti privat edhe për pesë vitet e ardhshme. Këshillarët e Këshillit bashkiak në mbledhjen e radhës kanë votuar jo pa debate analizën e kostos, llogaritjen e fondit për shërbimin e pastrimit publik të qytetit.Bashkia me specialistët e saj kishte pergatitur një material të detajuar shpjegues mbi normat teknike, sipërfaqen e rrugëve, shesheve publike trotuareve dhe specifikat teknike, material i cili i ishte shpërndarë me herët këshilltarëve.Këta të fundit ngritën një mori pyetjesh në adresë të kryetarit të Bashkisë, Fadil Nasufi, në lidhje me masat që duhet të marë Bashkia si institucioni përgjegjës për pastrimin e qytetit, ndaj subjektit që do të menaxhojë situatën në të ardhmen.Nga ana e tij, Nasufi u shpreh se nuk kane munguar kontrollet dhe gjobat e vendosura ndaj subjektit privat që menaxhonte pastrimin, por premtoi se në vitet e ardhshme synohet të zgjidhet çështja e ndarjes së mbetjeve, përpunimit të tyre dhe sheshi i depozitimit.Pritet tashmë zhvillimi i tenderimit për zgjidhjen e firmës që do të administrojë pastrimin, ndërkohë që jane 54 milionë të reja në vit ne dispozicion për pastrimin ne kete qytet.