Ku qëndron dallimi mes Putinit dhe Millosheviçit?

Nëse Millosheviçi kishte drejtuar çështjet kërcënuese drejt fqinjëve për tetë vite pa cilësi të mirëfillta, edhe sa kohë do të veprojë Putini në këtë mënyrë?Ndërkohë që isha duke ndjekur imazhet e trazirave në Krime përmes televizorit, ndjeva sikur ato pamje i kisha parë edhe më herët. Më dukej sikur po rijetoja shpërbërjen e Jugosllavisë dhe fillimin e luftës së Bosnjës.Kur propaganda ruse deklaroi se trupat e mbledhur në Gadishullin e Krimesë ishin qytetarë të organizuar për vetëmbrojte, mua më përfytyroheshin imazhe nga grupe të armatosura dhe të organizuara të qytetarëve, po ashtu për vetëmbrojtje, pasi kishin vendosur barrikadat në muajin mars të vitit 1992, në Sarajevë.Ashtu si edhe në Krime, këta trupa nuk kishin ndonjë shenjë dalluese që i bënin të dukeshin ndryshe nga të tjerët. Gjërat që ata protestues i bënin të dalloheshin nga të tjerët qëndronin në faktet se ata ishin të pajisur me kallashnikov, grupe komunikuese dhe me disiplinë ushtarake.Cili është dallimi mes Vladimir Putinit dhe Sllobodan Millosheviçit?Për rreth 22 vite, ata janë një njeri i vetëm me dy hije dhe përdorues të një stili të njëjtë veprimesh për më shumë se një dekadë.Në të vërtetë, nëse Millosheviçi do ishte gjallë sot, ai me siguri do ta padiste Putinin për plagjiaturë.Presidenti rus i quan “vullnetarë” njerëzit e armatosur në Krime, të cilët mbështesin të drejtat etnike të rusëve. Në vitin 1990, Millosheviçi përdori të njëjtën fjalë për grupet e ngjashme në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të cilët thoshte se po përkrahnin grupet etnike të serbëve.Putini kërkon që të respektohet sovraniteti i Ukrainës, edhe pse ai me çdo forcë mundohet ta shkatërrojë atë. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe në Bosnjë.Të dy liderët përdorin fenë në nxitje të konflikteve përkatëse dhe arsyetim të ndërhyrjeve. Së fundi, mediat ruse kanë raportuar gabimisht se Manastiri i Caves në Ukrainë ishte dëmtuar, kurse në vitin 1992 edhe mediat serbe kishin raportuar një gjë të tillë rreth manastireve dhe kishave serbe.Ashtu siç Millosheviçi kishte vepruar para 22 vjetëve, edhe Putini tani po teston reagimin e Perëndimit, duke u mbështetur dhe në mosmarrëveshjet mes vendeve të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai po pengon shfaqjen e ndonjë shenje të kuptueshme dhe të koordinuar rreth asaj që ai ka planifikuar në lidhje me çështjen e Ukrainës.Ngjashmëritë e tilla tejkalojnë retorikën e Putinit dhe të Millosheviçit.Kur protestuesit në Kiev u sulmuan me snajper, disa njerëz nga Bosnja mund të rikujtonin ndodhitë në Sarajevë më 6 prill të vitit 1992, ku demonstruesit u përballën me po të njëjtën situatë.Reportazhi i mediave ruse rreth sulmeve me snajper zbuloi edhe më shumë planin e kopjuar nga homologët e tyre serbë para dy dekadave, ku kësaj here qytetarët e Kievit po qëllonin me armë njëri-tjetrin, sikurse serbët dikur në Sarajevë.Gjithashtu, mediat ruse po raportonin rreth një krize të pretenduar të refugjatëve me rreth 650 mijë raste të njerëzve përtej kufirit në Rusi.Kur filloi lufta e Bosnjës, mediat serbe po ashtu ndezën alarmin për largimin e refugjatëve serbë nga kufiri.Kombet e Bashkuara demaskuan raportet e dhëna për të dyja rastet, Serbi – Bosnjë e Hercegovinë dhe Rusi – Ukrainë, por kjo nuk prish punë.Përgatitja për urrejtjeMediat serbe dhe ruse u mbështetën në imazhe të pavërteta për ilustrimin dhe përkrahjen e deklarimeve të tyre. Mediat ruse shfaqën shumë pamje të udhëtimeve drejt kalimit të kufijve Poloni – Ukrainë, dhe po ashtu ato serbe në vitin 1992 përdoren imazhe të shpërnguljeve të refugjatëve, me ç’rast këta të fundit iknin nga forcat e Millosheviçit.Gjuha e qarkulluar politike dhe emocionale e mediave ruse përdorej për të përshkruar veprimet e autoriteteve të reja në Kiev, duke u vënë nofka si “fashistë” dhe “anti-semitë” që të kujton karakterizimin e Serbisë kundrejt kundërshtarëve të saj. Kroatët karakterizoheshin si “ustashë” dhe myslimanët boshnjakë si “muxhahedinë”.Ja kështu fillon lufta dhe në këtë mënyrë shoqëritë përgatiten për urrejtje. Qytetarët e zakonshëm i nënshtrohen frikës dhe propagandës përfundimisht duke ulur besimin në grupet dhe nacionalitetet e tjera.Në vitin 1992, serbët besonin se Millosheviçi po mbronte rrethimin e kombit nga “fitimi i territoreve dhe qytetet pushtuese”. Në të njëjtën mënyrë, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e rusëve beson se ushtria e tyre po mbron rusët e Krimesë nga aneksimi i territorit.Është shumë më e lehtë të besosh sesa të bësh pyetje. Ekziston edhe një ngjashmëri e zymtë në fuqinë përkatëse të Putinit dhe Millosheviçit. Fillimisht, asnjëri prej tyre nuk ishte zgjedhur nga populli. Putini ishte emëruar kryeministër në muajin shtator të vitit 1999 nga presidenti rus Boris Yeltsin, me ç’rast ky i fundit e kishte quajtur atë si pasardhëses të zgjedhur nga vetë ai. Putini u bë presidenti i Rusisë disa muaj më vonë, kur Yeltsini dha dorëheqje. Njësoj, përparimi i politikës së Millosheviçit filloi në vitin 1986 kur ai ishte emëruar kryesues i Partisë Komuniste të Serbisë.Veprimet e hershme të secilit udhëheqës ishin zhvilluar nga keqtrajtimi i një grupi etnik, në rastin e Millosheviçit – Kosova, kurse në atë të Putinit – Çeçenia.Që të dy, Putini dhe Millosheviçi, udhëhoqën shoqëritë të cilat kishin institucione të dobëta, rritje të korrupsionit, mungesë të zbatimit të ligjit dhe shërbime mbrojtëse të fuqizuara politikisht.Por, përderisa ngjashmëritë mes Putinit dhe Millosheviçit janë të pamohueshme, jo medoemos veprimet e tyre çojnë drejt përfundimit të ngjarjeve të tyre në të njëjtën mënyrë.Millosheviçi ishte në gjendje t’i përcillte aventurat ushtarake për vetëm tetë vjet, derikur NATO u bashkua kundër tij në Kosovë gjatë vitit 1999 dhe ai u përmbys një vit më pas nga një revolucion popullor.Por, Putinit i kishte pëlqyer epërsia e tij që dikur Millosheviçit i kishte munguar. Rusia, ndryshe nga Serbia, është një konkurrent i madh gjeopolitik me një karrige në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, një fuqi nukleare dhe një furnizues kyç i energjisë për Europën.Nëse Millosheviçi kishte kërcënuar fqinjët për tetë vite, edhe sa kohë do të veprojë Putini në këtë mënyrë?*Autori është kryeredaktor i lajmeve ndërkombëtare në radiostacionet: “Europa e lirë” dhe “Liberty” /Burimi: mapo.al/