Dita e Verës sjell dhurata, Shërbimi Social dhuron të holla për 17-vjeçaren jetime
Kur Dites se Veres i shtohen edhe surpriza te tjera, kjo e ben me te veçante kete dite. Keshtu ka ndodhur me Kristinen, 17-vjeçarja nga Fjerza e Belshit e cila eshte braktisur nga nena e saj dhe jeton me gjysherit.Ne kulmin e rinise se saj Kristina ka qene e privuar nga deshirat apo kerkesat qe mund te kete nje vajze ne moshen e saj, pasi kushtet ekonomike dhe te ardhurat e pakta nuk ja mundesojne nje gje te tille, e aq me teper mundesine per te vazhduar studimet e larta.Pikerisht per kete arsye Sherbimi Social Elbasan ka kontribuar me nje shume prej 450 mije leke te vjetra, te cilat do te vihen ne dispozicion te 17-vjeçares Kristina Qyra.Mes emocioneve te shumta, Kristina ka falenderuar mbeshtetjen e dhene ndaj saj nga Sherbimi Social.Sherbimi Social ne Elbasan ka gjithmone vemendje raste te tilla, ku me rastin e Dites se Veres do te shperndajne dhurata per femijet ne nevoje si dhe familjet e komunitetit rom.