Kapen 109 kg marijuanë në Korfuz, arrestohen 2 shqiptarë

Vijon trafiku i lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt shtetit helen. Policia greke ka sekuestruar mbrëmjen e sotme 109 kg marijuane në Korfuz, ndërsa ka vënë në pranga dhe poseduesit e saj, dy shtetas shqiptarë.Lënda narkotike, e ndarë në 4 çanta, u kap në plazhin 'Shën Jani', ku sipas policisë greke deri në bregdet është transportuar me një gomone, e cila e ka hedhur aty dhe është larguar. Në pritje të drogës ishin dy të arrestuarit, të cilët kishin mbërritur në pikëtakimin me motor.Nga ana e policisë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në rrjetin ndërkombëtar të narkotikëve.