Në burg 4 të akuzuarit për terrorizëm, babai i Edmond Ballës: Djali im, i pafajshëm
Nuk marrim avokat,na mbron Allahu. Kjo ka qenë deklarata e katër të akuzuarve për rekrutim të personave me qëllim kryerjen e akteve terroriste.
Astrit Tola, Edmond Balla,Verdi Morava dhe Orion Reçi janë njohur me masën e tyre të sigurisë, marrë në mungesë nga gjykata e krimeve të rënda.
Ashtu si katër të akuzuarit e tjerë të cilët dolën para gjykatës ditën e enjte, 4 të tjerët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke mohuar akuzat dhe mbrojtjen njëkohësisht.
Edhe ditën e premte ambjentet e jashtme të gjykatës dhe prokurorisë ishin të blinduara nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe policia e Tiranës.
Besimtarë mysliman dhe familjarët e të akuzuarve paraditen e të premtes ishin aty për ti mbështetur ata.
Në përfundim të seancës dhe pas dërgimit të të akuzuarve në burgun 313, familjarët e Edmond Ballës, mohuan akuzat. Babai i tij Shabani,sqaroi pozicionin e të birit në lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria e krimeve të rënda.
“Djali im nuk ka çuar njeri në Siri, ai punonte me mua në ndërtim. Sot duhet të merrte diplomën në Turqi. Ne jemi besimtarë myslimanë, nuk jemi terroristë”.
Ndërkohë dje gjykata i komunikoi akuzat edhe dy imamëve të vetëshpallur Genc Balla dhe Bujar Hasa si dhe për dy besimtarët Fadil Muslimani dhe Zeqir Imeri.Ndërkohë 6 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare,të cilët dyshohet se ndodhen në Siri për të luftuar.Shkelzen Dumani, i cili dyshohet se ka marrë edhe dy fëmijet e tij të mitur në Siri është në kërkim ndërkombëtar. Në kërkim janë edhe Gerti Pashja, Shyqyri Kaca, Alamir Daci, Erion Reci dhe Medi Manellari.Tre ditë më parë u arrestuan 8 besimtarë myslimanë, mes tyre dhe dy imamë të vetëshpallur xhamish, të cilët akuzohen për terrorizëm.Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua në 4 qytete të vendit,në Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Librazhd.Sipas Prokurorisë të Krimeve të Rënda të gjithë këta persona akuzohen për veprat penale të “Rekrutimit të personave me qëllim kryerjen e veprimeve terroriste”; të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, dhe të “Nxitjes së urrejtjes ose e grindjeve ndërmjet kombësive, racave dhe feve”Thirrje për protestë sot para KryeministrisëNdërkohë mbështetësit e 7 myslimanëve të arrestuar dy ditë më parë, bëjnë thirrje për protestë.Në një postim në faqen e Facebook-ut “Kundër arestimit të Hoxhës Abdurrahim Balla” u bëhet thirrje të gjithë besimtarëve që të dalin sot pas faljes në protestë para Kryeministrisë.“Ju bëjmë thirrje gjithë vëllezërve nga Tirana të dalin në shenjë proteste kundër arrestimit të vëllezërve tanë nga policia!” thuhet në njoftim.